Në katin e njëmbëdhjetë të një ndërtese të re, ofrohet për qira apartament me dy dhoma gjumi, me sipërfaqe 167 m², që ndodhet në një nga zonat me të preferuara të Tiranës, në rrugen "Donika Kastrioti", rruga e cila ndodhet fare prane Blvd "Deshmoret e Kombit" (Blvd. kryesor në Tiranë) dhe të gjitha komoditeteve te tjera. Prona është ndërtim i ri, me ashensor, ofron ajër të kondicionuar në të gjitha mjediset (Sistemi Fancoil) ngrohje-ftohje dhe ka ne perberje te tij: dy dhoma gjumi te pajisur me dollape, një dhomë të madhe ndenje me nje set te rehatshem kolltuqesh ku perballe eshte vendosur TV ekran i sheshtë Samsung me full options, një tavolinë ngrënie për 6 persona, kuzhinë moderne me vehte, e pajisur plotësisht me të gjitha pajisje elektrike si edhe të gjitha sendet e nevojshme te kuzhinës, dy banjo ku njera eshte me vaskë hidromasazh dhe tjetra me dush, dy ballkone, si dhe hapësirë parkimi nëntokësor.
Apartamenti eshte i mobiluar totalisht me pajisje të cilësisë se lartë, me telefon / internet si edhe administrim 24 orë në ditë. Pagesa mujore e shërbimeve është 15 euro / muaj. Në pagesën për shërbime përfshihen, ashensorë, pastrim, ndriçim të përbashkët, siguri dhe shpenzimet e tjera të përbashkëta. . Apartament fantastik për vizitorët e huaj që jetojne e punojnë ne shqiperi për një periudhë afatmesme apo te gjate në Shqipëri.